Pianodromi rikthehet ditën e hënë, më 12 dhjetor, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një koncert me perla të muzikës botërore e shqiptare. Ky koncert special vjen në kuadër të përvjetorit të dhjetë të festivalit të muzikës sinfonike “Pianodrom”.
Themeluesi dhe producenti i festivalit, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, tha se në këtë festival luajnë emra të mëdhenj të artit shqiptar, profesorë e padagogë të Universitetit të Arteve.
Programi i këtij koncerti-gala parashikon interpretimet e emrave të afirmuar të skenës dhe Universitetit të Arteve, por edhe të të rinjve virtuozë.
Në 10-vjetorin e Pianodromit do të interpretojnë violoncelisti Astrit Selita, klarinetisti dhe pedagogu Fatos Qerimaj, pianistet e pedagoget Kristina Petrollari e Rudina Ciko, violoncelistja Dorina Laro, sopranoja Ulpiana Aliaj, pianistët Igli Rapaj e Laura Lila, violinisti Dejon Bendaj dhe pianistja Megi Gjura. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.