Analize

Arti i të thënit me zemër

Nga Antonio Scurati- Vijnë momente në historinë e popujve, në të cilët, fjalët, jo vetëm janë të rëndësishme, por madje vitale. Ky që po përjetojmë është një prej atyre momenteve. E për fat të keq, tamam tani, ato fjalë mungojnë, gojët që do të duhej ti shqiptonin, heshtin. E kam fjalën për oratorinë politike, për kapacitetin e liderave për të drejtuar një popull përmes forcës së fjalës.

Gjuha humane verbale është ogur i shumë funksioneve: me fjalët mund të emërosh, shpjegosh, përshkruash, të shpikësh, të informosh, të tregosh, të njohësh e kështu me radhë. Madje mund të reagosh vetëm me fjalë, por performanca më e lartë e fjalës njerëzore nuk është gjë tjetër veçse mbijetesa e asaj vetë. Lufta e pafund me të cilën specia humane — vazhdimisht e nënshtruar ndaj kërcënimit të vdekejs — tenton në mënyrë raskapitëse të qëndrojë në jetë dhe gjen tek fjala një aleat thelbësor.

Kjo ndodh mbi të gjitha në momentet e dramës kolektive. Ky është momenti kur ligjërimi publik mund dhe duhet të bindë për udhëheqje të kujdesshme të sjelljes (vetë-tërheqje, në rastin tonë) ose të lëvizet në një veprim të jashtëzakonshëm (militantizmi "heroik" i personelit shëndetësor).

Por ajo lloj fjale speciale mund të ketë një gamë edhe më të gjerë: elokuenca publike mund të japë një version të pranueshëm të një realiteti të tmerrshëm. Nuk është çështje mistike, fshehjeje, mashtrimi. Përkundrazi, bëhet fjalë për rrëfime të vërtetash që ndriçojnë dramën me një dritë që e bën atë të bartshme, gjë që bën të mundur jetesën dhe, në disa raste ekstreme, madje e bëjnë edhe vdekjen të pranueshme. Të mbrosh njerëzit nga dhuna brutale e realitetit ka kuptim. Është fjala e thënë me zemër. Për këtë është i zoti Arti i oratorisë, eminent në situata dramatike.

Pothuajse askush në muajt e fundit nuk e ka treguar këtë lartësi të qenuri. Nuk është për t’u habitur. Rënia e oratorisë politike është pjesë e një procesi të gjerë historik të dekadencës së njeriut publik dhe transformimit të medieve. Megjithatë, fjalimet e papërshtatshme të drejtuesve tanë përballë pandemisë janë gjithashtu një masë e pafytyrësisë së tyre për t'u marrë me të.

Pak shembuj.

Në mesmars, në retorikën e Boris Johnson gjejmë fjalë për të ardhur keq ("Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre", do të pohonte ai me fatalizëm të pamëshirshëm; "Unë ndaj optimizmin e Presidentit Trump", në kundërshtim të ashpër me deklaratën e mëparshme) dhe ato të Christine Lagarde ("Ne nuk jemi këtu për të bllokuar spreadin"), gjithashtu paguar personalisht nga Kryeministri Britanik me shtrimin në spital në kujdesin intensiv dhe nga një kontinent i tërë që përjetoi uljen e aksioneve në rastin e dytë.

 Vetë Trump renditet në shkallën zero të artit retorik, i cili - duhet të mbahet mend – ka bërë asgjësimin sistematik të një fjalimi publik të artikuluar, të mençur, të vërtetë dhe koherent një nga mjetet kryesore të suksesit të tij. Përballë dramës kolektive, sidoqoftë, kjo taktikë e Trump dëshmon vetëvrasje sepse dëshmohet në përpjesëtim me pafytyrësinë e tij tragjike përballja me emergjencën, së pari mohohet, pastaj nënvlerësohet, pastaj hiberbolizohet dhe përsëri zvogëlohet çdo ditë në vijim. Asnjë diskurs për atë që dikur ishte "udhëheqësi i botës së lirë" nuk do të mbahet mend sepse komunikimi i tij vazhdimisht ka mbetur nën nivelin e fjalimit.

Në qiellin e elokuencës gjejmë, lutjen e Papa Françeskut në Sheshin e shkretë të Vatikanit, domethënia epokale e të cilit  varet mbase më shumë nga fuqia e jashtëzakonshme e skenografisë sesa nga vetë fjala ( "Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë"); dhe, gjejmë jo rastësisht, një drejtues tjetër të shekullit të XX, Mbretëresha Elizabeth e cila, e fortë në një traditë që daton që nga Shekspirit (Henry V) përmes Churchill, u jep zemër njerëzve të saj me lëvizjen retorike të uzurpimit të autoritetit të së ardhmes për t'i dhënë për t'i dhënë të tashmes dinjitetin e lartë të një ngjarjeje të paharrueshme historike ("Kush vjen pas nesh do të thotë që britanikët e kësaj gjenerate kanë qenë të fortë si askush tjetër").

Në purgatorin e një gjuhe efemere dhe joadekuate, raportet e përditshme të këshilltarit shëndetësor Lombard, i cili duke folur me krah, shumëfishon metaforat e pakuptimta të luftës ("ne do ta fitojmë këtë betejë"; "fitorja është afër!") deri në krahasimin hiperbolik dhe i gjithë i pakuruar me apokalipsin bërthamor ("Në Lombardi një bombë atomike"). Gjithashtu në këtë rast, biseda është një masë e papërshtatshmërisë praktike në përballimin e rrezikut për shëndetin publik që po merr, dita ditës, profilin e një pabarazie serioze dhe fajtore.

Të flasësh kot, shpesh përfshin edhe situatën e të veprosh në një mënyrë të çrregulluar, të rrezikosh. Sot, teksa shkruaj, numri i vdekjeve në Lombardi arrin shifrën e jashtëzakonshme dhe simbolike të 10,000 viktimave. Para së gjithash, u kemi borxh atyre fjalë të përshtatshme për peshën e momentit. Si mundet, ju pyes juve, të duartrokasim "fitoren" ndërsa ne duhet të varrosim dhjetë mijë të vdekur? Çfarë do të ndiejnë të afërmit e të ndjerve kur të dëgjojnë atë fjalë të turpshme të pahijshme? Dhe si mund të shpëtojmë të gjithë nga kjo masakër nëse i harrojmë ata?

Unë besoj se para se të flasim për ndonjë "fazë 2", duhet të vajtojmë të vdekurit tanë. Është thelbësore jo vetëm për dinjitetin tonë moral dhe shpëtimin shpirtëror, por edhe për të ardhmen e komunitetit tonë politik. Meqenëse e ndiej veten të papërshtatshëm për detyrën, unë do të doja së bashku me të gjithë ju, të mëshironim të vdekurit tanë duke i besuar vetes fjalët disokoluese, të paepura, por të mbytura të poetit:

«Dhe ti, babai im, atje në tokën e trishtuar / mallkomë, bekomë, tani me lotët e tu të furishëm. Të lutem. / Mos shko i përulur në atë natën e mirë / tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së dritës». /Corriere.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë