Futboll

Arteta zgjeron frontin anti-Var në Premier Ligë: Fatkeqësi dhe turp!

Gazeta Si – Trajneri i Arsenalit nuk është përmbajtur pas golit të quajtur të vlefshëm ndaj Njukasëllit, që u kushtoi humbjen ‘Topçinjve. ‘Sunday Times’: "Kjo farsë e quajtur VAR duhet të zhduket”.

Mikel Arteta është i fundit që ka ngritur zërin. “Është një fatkeqësi, një turp”, - ka thënë ai për VAR-in pas humbjes së Arsenalit me Njukasëllin. Ai u shtohet personazheve me influencë në futbollin anglez që kritikojnë teknologjinë.

VAR-i u kthye në standard në Premier Ligë sezonin e kaluar, u prit me idenë se do të largonte dyshimet dhe do të fshinte polemikat, duke marrë vendime korrekte dhe të padiskutueshme. Por ka hapur një front tjetër, sepse pas çdo gabimi shtohen zërat anti-Var dhe ata që duan që kampionati më i rëndësishëm në botë t’i thotë ‘Jo’, përdorimit të moviolës në fushë.

Anglezët nuk e duan më VAR-in për shumë arsye, tifozët, lojtarët dhe trajnerët, që u druhen episodeve si ai që vendosi Njukasëll-Arsenal, që kaloi një kontroll të trefishtë (topi jashtë-brenda i Uillok, faull i Joelinton ndaj Gabriel dhe pozicion jashtë loje i Gordon, autori i golit) sepse nuk ekzistonin prova video për të kundërtën.

Më keq ishte goli që iu hoq Liverpulit ndaj Totenhemit pak javë më parë, edhe pse u pa që ishte gol i rregullt. “Është e turpshme ajo që ndodhi, - tha Arteta mjaft nervoz. – Kështu nuk mund të vazhdohet. Po humbas kohë, po humbasim kohë të gjithë, nuk dua të jem në dorë të këtyre personave. Luajmë shumë, sepse gjëra të kësaj natyre mund të ndodhin”.

‘Sunday Times’ ka shkruar së fundi se kjo farsë e quajtur VAR duhet të zhduket nga futbolli anglez.
Një nga problemet e VAR-it është se shpesh nuk ka qartësi për atë që shihet në monitor. Koha duket e pambarimtë, sidomos për ata që janë në stadium. Për të quajtur të rregullt golin e Njukasëllit u dëshën 5 minuta dhe tifozët filluan të vërshëllenin. Nuk ka më besim te ky sistem, sepse në vend të uniformitetit ka vendime të dyshimta dhe gabime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë