Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është larguar nga detyra.
Lame pritet të zëvendësohet në këtë detyrë nga Dallëndyshe Bici, e cila aktualisht është në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT prej 1 muaji.
Të premte në orën 10.00 do të bëhet prezantimi i Bicit në krye të Kadastrës.
Lame ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t nga viti 2013-2019: dhe nga 2019 e deri tani Drejtor i Përgjithshëm i ASHK-së (institucion që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën).
Edhe Bici ka mbajtur disa detyrë në administratë. Ajo u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, pasi ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën. Pas zgjedhjeve Dallëndyshe Bici u emërua zv.Ministre e Mbrojtjes dhe në shtator të vitit 2022 u rikthye në krye të IKM dhe tashmë në krye të ASHK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.