Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Raportohet se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë ajo e arrestimit me burg, për shkak të moshës. Sali Berisha është 79-vjeç.
SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.
Paraprakisht raportohet se ndaj Sali Berishës rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv, deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të parave.
Sali Berisha nuk u paraqit asnjëherë në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’ edhe pse ai kishte shprehur gatishmërinë se do të shkonte nëse do të thirrej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




