Futboll

Arsenali tenton Milinkoviç-Saviç, gjithçka kalon nga duart e Igli Tares

Gazeta Si – Sergej Milinkoviç-Saviç synon të rikthehet sa më parë në gjendjen më të mirë, pas atij Botërori zhgënjyes. Serbi luajti jashtë rolit të tij, por arriti të shënonte golin e parë në një Botëror. Në miqësoret e Lacios nuk ka luajtur titullar, Igli Tare po përgatit rinovimin, por zërat e merkatos e çojnë në Angli.

Mesfushori pëlqehet nga shumë klube. Është një lojtar që mund të rezultojë vendimtar, e thonë numrat. Jo rastësisht Milinkoviç-Saviç është në kategorinë e De Bryjne, për golat dhe asistet. Juventusi e ka në fokus prej kohësh, kurse në Angli janë të sigurt se ai do të bashkohet me Arsenalin.

Milinkoviç-Saviç, mesfushori serb i Lacios. Gazeta Si, 29 dhjetor 2022

Kezhman, agjenti i lojtarit, ka thënë se nuk dëshiron që mesfushori të largohet nga Lacio me parametra zero. Zgjatja e kontratës synohet të bëhet më një klauzolë 40 milionë euro. Juventusi po ndjek situatën, ashtu si dhe Arsenali. Edhe në verë pati një tentativë nga anglezët, por Sergej donte një skuadër që luante në Champions.

Ndryshimet që ka pasur Arsenali së fundi kanë ndryshuar edhe skenarët. Interesimi shtohet, por oferta zyrtare nuk ka ende. Gjithçka kalon nga duart e Tares, atij që e zbuloi dhe e mori te Lacio. Drejtori sportiv po punon për rinovimin, në kërkim të akordit. Në Londër ndërkohë presin mesfushorin serb, i cili mund të luajë përkrah Granit Xhakës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë