Futboll

Arsenali me parrullë speciale ndaj Junajtid, e kanë zgjedhur tifozët me sondazh

Gazeta Si – Klubi londinez u është drejtuar tifozëve që kanë fan token për të zgjedhur koreografinë për ndeshjen e madhe të së dielës me Mançester Junajtid në ‘Emirates Stadium’. Dy bileta VIP dhuratë për një nga votuesit.

Janë kohë të lumtura në ‘Highbury’. Me fitoren 0-2 në fushën e Totenhemit Arsenali ka shkuar në +8 në krye të klasifikimit. Nuk ka moment më të mirë ta shijuar entuziazmin edhe me tifozët dhe për të hedhur benzinë në këtë ‘zjarr’ të bukur për mbështetësit e ‘Topçinjve’.

Kështu, në prag të sfidës së madhe të fundjavës me Mançester Junajtid në kampionat, klubi londinez ka marrë një iniciativë që përfshin publikun e ‘Emirates Stadium’.

Ndeshja luhet të dielën e 22 janarit, në orën 17:30. ‘Djajtë e kuq’ do të priten me një parrullë gjigante speciale në shkallët e stadiumit, një nga ato që mbulojnë dhjetëra radhë shkallë skeptatorësh, në momentin e hyrjes së futbollistëve në fushë.

Dizajni është zgjedhur nga ata që kanë xhetone dixhitale, që kanë votuar në aplikacionin e dedikuar. Ka fituar shprehja latine ‘Victoria concordia crescit’ (Suksesi rritet me harmoninë), që ka triumfuar ndaj ‘Always forward’ (Gjihtmonë përpara) dhe simbolit të topit luftarak, që është edhe shenja dalluese e Arsenalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë