Futboll

Arsenali grumbullon 17-vjeçarin shqiptar për ndeshjen me PSV-në

Gazeta Si – Sezoni aktual po shkon shumë mirë për Arsenalin, që sot pret holandezët e PSV-së në Ligën e Europës. ‘Topçinjtë’ kanë 3 fitore në grup dhe u mjafton një pikë për të kaluar më tej.

Trajneri Mikale Arteta ka vendosur t’u japë hapësirë të rinjve sot dhe ka grumbulluar edhe një talent kuqezi. Maldini Kacurri është futbollisti shqiptar i thirrur nga trajneri spanjoll për sfidën e sotme. Ai sapo ka mbushur 17 vjeç dhe është pjesë e Arsenalit U-18, por është aktivizuar edhe me ekipin e 21-vjeçarëve.

Maldini Kacurri, 17-vjeçari shqiptar i Arsenalit. Gazeta Si, 20 tetor 2022

Arteta do që të ruajë disa lojtarë për kampionatin dhe përfshiu në listë edhe tre të rinj, mes tyre edhe talentin kuqezi. Kacurri luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe deri tani numëron dy ndeshje me Shqipërinë U-17.

Një lojtar me të ardhme dhe këtë e tregon qartë edhe thirrja në ekipin e parë të Arsenalit, pavarësisht se do të aktivizohet apo jo ndaj PSV-së. Në klubin londinez ai konsiderohet një nga talentet më premtues dhe sigurisht që është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë