Gazeta Si – Arsenali ka luajtur sot në mbrëmje ndeshjen e prapambetur me Evertonin në kampionat, ku ka fituar 4-0 dhe ka thelluar diferencën e pikëve me Mançester Sitin rival.
Skuadra e Granit Xhakës shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë me Saka dhe Martinelin. Në pjesën e dytë Odegard realizoi edhe golin e tretë për ‘Topçinjtë’ dhe pastaj Martineli kompletoi ‘pokerin’, duke vulusor fitoren e thellë.

Arsenali tashmë ka po aq ndeshje të luajtura sa Siti dhe qëndron në krye të Premier Ligës, me 60 pikë, kurse ‘qytetarët’ kanë 55 pikë. Një hap përpara drejt titullit kampion për djemtë e trajnerit Areteta, që deri më tani u kanë rezistuar sulmeve të rivaleve, kur të gjithë prisnin që ata ta lëshonin kreun e tabelës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




