Futboll

Arsenal vs. Liverpool ose sfida e 199 golave

Nga Gazeta Si – Kjo do të jetë hera e parë ndonjëherë që Arsenal dhe Liverpool përballen në Premier League ditën e enjte, ndërsa përballja e tyre e fundit në ligë në një të enjte u zhvillua në Anfield në Dhjetor 1947 (fitore 3-1 për Arsenalin).

“The Reds” do të jenë vetëm skuadra e dytë që Arsenali ka përballur në të shtatë ditët e javës në Premier League, pas Southamptonit.

Arsenali ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League – vetëm një herë nën drejtimin e Mikel Artetës kanë pasur një seri më të gjatë fitoreje në shtëpi në ligë, kur fituan 10 ndeshje rradhazi mes Prillit dhe Dhjetorit 2022.

Liverpool synon të kompletojë “dopietën” në Premier League ndaj Arsenalit për herë të tetë, dhe për herë të parë që nga sezoni 2021-22.

Ndaj asnjë skuadre tjetër Arsenali nuk ka humbur më shumë ndeshje në Premier League sesa kundër Liverpoolit (26, po aq sa ndaj Manchester United).

Vetëm ndeshjet e Burnley-t në Premier League këtë sezon kanë parë më shumë gola në minutën e 90-të ose më vonë (10) sesa ato të Liverpoolit (9 – 5 të shënuar, 4 të pësuar).

Në sezonet 2023-24 (13), 2008-09 (12) dhe 2010-11 (10) Liverpool ka qënë dëshmitar i më shumë gola në minutën e 90-të ose më vonë në një sezon të Premier League.

Arsenali ka pësuar gol në secilën nga 20 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Liverpoolit, që nga barazimi 0-0 në gusht 2015.

Vetëm kundër Manchester United (30 ndeshje mes 1953 dhe 1968) dhe Tottenham (24 mes 1955 dhe 1967) Arsenali ka pasur një seri më të gjatë pa mbajtur portën e paprekur në historinë e ligës.

Cody Gakpo ka shënuar tre gola jashtë fushe në ligë këtë sezon, të gjithë në katër paraqitjet e tij të fundit në Londër (gola kundër Chelsea-t, West Ham-it dhe Fulham-it); më parë ai kishte shënuar vetëm katër gola në 18 ndeshjet e para të “Premier League” në kryeqytet.

Gakpo mund të bëhet lojtari i dytë i ndryshëm i Liverpool-it që shënon në katër ndeshje të ndryshme jashtë fushe në Londër në një sezon të Premier League, pas Mohamed Salah (dy herë – 2017-18 dhe 2020-21).

Arsenali ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League kundër kampionëve në fuqi, duke mposhtur Manchester City-n në sezonet 2023-24 dhe 2024-25.

Herën e fundit që e arritën këtë në tre sezone radhazi të ligës ishte mes 1961-62 dhe 1963-64, kur mposhtën Tottenhamin, Ipswich-in dhe Everton-in.

Bukayo Saka ka shënuar në secilën nga tre ndeshjet e fundit në shtëpi në “Premier League” kundër Liverpool-it në historinë e ligës, asnjë lojtar i Arsenalit nuk ka shënuar ndonjëherë në katër ndeshje radhazi në shtëpi kundër “The Reds”.

Vetëm Bruno Fernandes ka qenë i përfshirë në më shumë sekuenca nga aksioni që përfundojnë me një goditje në “Premier League” këtë sezon (116) sesa Dominik Szoboszlai i Liverpool-it (103).

Ndërsa për 90 minuta, nga lojtarët me mbi 1,000 minuta lojë, vetëm Jérémy Doku (7.2) dhe sërish Fernandes (7.1) kanë qenë më të përfshirë sesa Bukayo Saka i Arsenalit (6.4) në këtë sezon të Premier League.

  • Formacionet e mundshme

Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapie; Odegaard, Zubimendi, Rice; Saka, Gyokeres, Trossard

Liverpool: Alisson; Bradley, Konate, Van Dijk, Kerkez; Mac Allister, Gravenberch; Szoboszlai, Wirtz, Jones; Gakpo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë