Arsenal ‘’thyen’’ izolimin dhe zbret në fushë, duke u bërë klubi i parë i Premier League që rinis stërvitjen, pas pezullimit të 13 marsit për shkak të emergjencës koronavirus. Skuadra e Mikel Arteta është kthyer në punë duke respektuar kushtet e sigurisë, si mbajtja e distancës, stërvitje individuale veçmas, me maksimumin pesë lojtarë secili në 10 fushat e lojës të kompleksit sportiv, dhe me seanca stërvitore maksimumi një orë.
Edhe Brighton ka rihapur strukturat e tij për ti lejuar lojtarëve të stërviten. Arsenal dëshironte të kthehej përpara klubeve të tjera sepse, për shkak të pozitivitetit të teknikut Arteta, ka qenë i detyruar të qëndrojë i ndaluar më gjatë se skuadrat e tjera, gjithsej 47 ditë pa stërvitje.
I ashtuquajturi ‘project restart’, ose më saktë plani i Premier për tu rikthyer pas pezullimit të 13 marsit, do të zbatohet gjatë javës. The Times e BBC kanë shpërndarë lajmin sipas të cilës Premier parashikon të rifillojë në 8 qershor, për të mbyllur sezonin aktual në fund të korrikut.
Stërvitjet e grupit duhet të fillojnë në 18 maj. Klubet të premten do të diskutojnë opsionet e mundshme për rikthimin në fushë me dyer të mbyllura. Vendimi final, do ti takojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që ka nisur takimet me mjekët e Federatat sportive për të përballur çështjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




