Sociale

ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme

Acari që ka mbërthyer vendin ka shkaktuar jo pak probleme nëpër akset rrugore. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Gjithsesi ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

"Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore", shkruan ARRSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë