Ka ndodhur

ARRSH: S’ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset

ARRSH ka njoftuar se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor në të gjitha akset kombëtare.
Sipas njoftimit, aksi Kukës-Pukë i cili kishte probleme është pastruar dhe rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
Nga ana tjetër, ARRSH thotë se vijon puna për mirëmbajtjen e akseve Kuben-Vasije, Kukës-Krumë, Peshkopi- Qafë Drajë dhe Berat- Çorovodë.
“Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë. Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë Drajë, Berat- Çorovodë. Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë