Sociale

ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve. Cilat zona duhet të përdoren ende zinxhir

Autoriteti Rrugor Shqipëtar ka njoftuar se pavarësisht se rreshjet e borës kanë pushuar, temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në disa zona.
ARRSH bën me dije se këto zona rekomandohen të kalohen me zinxhirë:
-Bicaj -Bushtrice
-K.Domaj -Draje Rec
-Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)
-Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë)
-Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)
-Qafë Mali-Fierzë
-Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
-Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik.
Ndërsa njofton se nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Kjo gjë vlen edhe në rrugët Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
Gjithashtu edhe në rajonin jugor, duket të përdoren gomat e dimrit dhe zinxhirët në këto zona; Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë