Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3 humbje jete. Mjekja Marjeta Dervishi deklaroi se pacientët ishin një 44 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveçse ishte obeze, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 99 raste të reja dhe Dervishi theksoi se gjendja në “Spitalin Infektiv” dhe “Shefqet Ndroqi” është e rënduar.
“Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnjë, Përrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia,” deklaroi Dervishi.
MË tej mjekja bëri thirrje për qytetarët që të ruajnë distancën sociale, të vendosin maskën dhe të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Dervishi përsëriti gjithashtu se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes, duhet të izolohen dhe të kontaktojnë numrin 127, në të kundërt nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik të komunikojnë në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 24
Gjirokastër 21
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




