Naftëtarët e Ballshit kanë arritur marrëveshjen me qeverinë Rama dhe Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së Naftëtarëve tha se naftëtarët do të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për një vit, plus dhe sigurimet shoqërore. Nga ky vendim përfitojnë 870 naftëtarë. Për një kohë të gjatë naftëtarët protestuan dhe u futën në grevë urie për pagat e tyre.
“Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur, ndërsa me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore. Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze,” shtoi Dautaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




