Ka ndodhur

Arrestohet zjarrfikësi në Pogradec, përdorte lokalin për të shitur kanabis

Gazeta Si – Një zjarrfikës në Pogradec është arrestuar, pasi dyshohet se përdorte lokalin që kishte në administrim, për të shitur lëndë narkotike.

Policia thotë se në pranga ra Luan Sulstarova, ndërsa në lokal u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte zjarrfikësi.

Menjëherë pas arrestimit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, Sulstarova u pezullua nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë