Ka ndodhur

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara, kapet me kokainë në Tiranë

Gazeta Si – Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, Roxhensa Kapurani, 39-vjeçe, u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës pranë Tiranës.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në makinën e saj, ka gjetur kokainë, sasia e së cilës ende nuk bëhet me dije.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan, R.K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Roxhensa ka probleme me drejtësinë. Në vitin 2020, influecerja u la në masën “detyrim paraqitje” nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.

Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin. Dyshimet ishin se ajo ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.

Personat në fjalë ishin në ndjekje nga policia, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, e reja i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë. Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë