Ka ndodhur

Arrestohet turku në Memaliaj, po transportonte me makinë 5 klandestinë në Shkodër

Gazeta Si – Një 39-vjeçar turk me iniciale E.P., është arrestuar nga policia e Gjirokastrës me akuzën për trafikim të klandestinëve.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë