Nga Gazeta Si- Pas disa ditësh në kërkim, Policia ka arrestuar Lendi Palaj, i njohur si figura kryesore pas lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”.
Palaj u ndalua mbrëmjen e djeshme, në heshtje, pasi u përfshi në një konflikt me armë më 10 qershor në zonën e Ali Demit.
Në njoftimin zyrtar, policia dha vetëm inicialet dhe gaboi vitin e ngjarjes, por burime konfirmojnë se bëhet fjalë për Njulend Palajn, i quajtur ndryshe Lendi.
Palaj nuk figuron në QKB me kompani të regjistruara dhe rezulton pothuajse i padukshëm, megjithatë konsiderohet “truri” i lokaleve ku lulëzojnë bastet sportive, pavarësisht ndalimit me ligj.
Palaj u përfshi në një konflikt me armë më 10 qershor në zonën e Ali Demit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.