Gazeta Si – Një 40-vjeçar, Gentian Llana u arrestua në Durrës si autori i dyshuar i disa vjedhjeve në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa.
Pas arrestimit, u mësua se Llana ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë.
Sipas hetimeve dhe pamjeve filmike të analizuara, 40 vjeçari reuzlton të ketë kryer 5 vjedhje në lagjet nr.12 dhe nr.17 të qytetit të Durrësit ku ka marrë shuma parash nëpër automjete, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që Llana përdorte për të kryer vjedhje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



