Gazeta Si – Një 40-vjeçar ka përfunduar në pranga në Berat, pasi akuzohet për të paktën 9 vjedhje.Sipas policisë, A.Dh., vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të makinave, të kryera brenda 2 muajve të fundit.
Nën akuzë për vjedhje është arrestuar në Berat dhe një 20-vjeçar. I riu me iniciale E.L. dyshohet se ka kryer pesë grabitje në qytet. Ai u ndalua pasi një ditë më parë tentoi të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.
Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




