Ka ndodhur

Arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës, ishte i dehur në timon

Gazeta Si – Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi rezultoi se drejtonte urbanin në gjendje të dehur.

Policia thotë se u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”.

Po shtu, policia thekson se gjatë një javë në Tiranë janë arrestuar 16 persona. 12 prej tyre, drejtonin mjetin përkatës në gjendje të dehur; 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu, janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë