Ka ndodhur

Arrestohet sërish ish-drejtori i bankës në Devoll, u vodhi klientëve shuma të mëdha monetare

Gazeta Si – Ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Devoll, është arrestuar sërish nga policia, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me vendim përfundimtar.

Ervin Çokani, 45 vjeç, i liruar me kusht gjatë gjykimit në Shkallën e Parë, ishte arrestuar në prill të vitit 2015, pasi u kishte marrë dhjetëra klientëve shuma të mëdha monetare.

Ndërsa më datë 15 mars 2022, Apeli i Korçës la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë që e dënon ish-drejtorin e bankës me 9 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.

Ervin Çokani, në postin e drejtorit të një banke të nivelit të dytë, kishte vjedhur shuma ta konsiderueshme parash nga llogaritë e 26 klientëve me një vlerë rreth 945 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë