Ka ndodhur

Arrestohet sanitarja që zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste te Covid-2

Arrestohet sanitarja Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as ushqim.

Në emisionin “Stop” u publikua mbrëmjen e të martës (12 janar) rasti i korrupsionit të sanitares Tire Alldervishi. Ajo ishte hequr si infermiere ndaj një vajze, nëna e të cilës ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose siç njihet Covid 2, dhe në këmbim të parave pretendonte se kujdesej për të sëmurën.

Denoncuesja tha se i ka dhënë 8 milionë lekë sanitares që të përkujdesej për të ëmën, por edhe të paguante pjesën tjetër të stafit shëndetësor. Mirëpo ndryshe nga ç’pretendonte sanitarja, e ëma e denoncueses disa ditë përpara se të humbte jetën është ankuar për shërbimin, madje edhe se sanitaret i kanë mohuar ushqimin pasi nuk donin që t’i ndërronin pampersat.

“Mos më le me vdek, jepi lekë ndonjë tjetri. Jam bërë hekur në gojë. S’kam doreza e gërshërë të vogla me pre pampersin se pastrohem vetë”, është një prej mesazheve që e ndjera ka komunikuar me vajzën para se të ndërronte jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë