Ngjarje

Arrestohet polici në Dibër, akuzohet se dhunoi seksualisht të renë

Nga Gazeta ‘SI’ – AMP ka ndaluar një punonjës të policisë në Dibër, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Akuzat ndaj të dyshuarit kanë ardhur prej kallëzimit të një shtetases L.H, ku kjo e fundit pretendon se punonjësi i policisë e ka shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale.

AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”.

“Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e AMP-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë