Ka ndodhur

Arrestohet për shpërdorim detyre kryeinspektori i IKMT-së në Sarandë

Gazeta Si – Drejtori i IKMT-së në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha është arrestuar këtë të enjte në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjegulla”.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia thotë se Hoxha është vënë në pranga, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Hoxha akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurores, Besjana Sadikaj. Hoxha kishte rreth 5 muaj në krye të kësaj detyre.

“Nasip Hoxha akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë