Ka ndodhur

Arrestohet pas sherrit në lagje, shkatërron edhe kamerën e sigurisë në qeli

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale O.C., është arrestuar nga policia pas sherrit me një person në lagjen Cfakë në Gjirokastër.

Në momentin e shoqërimit ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas ka shkatërruar edhe kamerën e sigurisë në qeli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë