Nga Gazeta ‘SI’ – Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Zyrihut.
Mediat zvicerane raportojnë se reperi ishte në kërkim nga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të Dhunshme, pa dhënë detaje për cilën ngjarje bëhet fjalë.
Noizy zbriti në Zyrih për të performuar në një klub nate aty, por tashmë nuk ka më asnjë njoftim online nga biznesi.
Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, përsëri rrugës për një koncert, por atëherë në Shëngjin. Reperi Noizy akuzohej se kishte sulmuar rëndë një qytetar të Kosovës, në bashkëpunim me disa të tjerë.
Rajku thuhet se pagoi 15 mijë euro për lirimin me kusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



