Ka ndodhur

Arrestohet një grua në Fier, dhunoi në zyrë avokatin e të birit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një grua 49-vjeçare është arrestuar nga Policia pas dyshimeve për dhunë fizike dhe kërcënime ndaj një avokati.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë “V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, është ndaluar në flagrancë pasi ka kanosur dhe goditur në ambientet e zyrës avokatin A. K., 59 vjeç”.

Avokati i dhunuar përfaqëson djalin e 49-vjeçares në një proces gjyqësor kundër prindërve të tij, çka dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i konfliktit të dhunshëm mes palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë