Gazeta Si – Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Korçë, i cili ishte në kërkim që prej 27 shtatorit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.
Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, Matheos Dërsniku, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.