Ka ndodhur

Arrestohet një 19-vjeçar për vjedhje në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 27-vjeçar.

Sipas policisë së kryeqytetit, është prangosur L.Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Nga hetimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë