Ka ndodhur

Arrestohet në Rinas turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gazeta Si - Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.

Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shqiptarit nga Kosova Z. K., 53 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë