Gazeta Si - Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Damage”. M. G., banues në Itali, kërkohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim), 60-vjeçari ka krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
Në shtator 2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage” janë vënë në pranga 7 personat për veprën penale penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.