Ka ndodhur

Arrestohet në Morinë i riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania

Gazeta Si - Një 25-vjeçar nga Fushë Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në hyrje të Kukësit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale J.D., ndaj të cilit ka një masë sigurie "arrest në burg" nga Gjykata e Bambergut në Gjermani më datë 14 qershor 2022. Ai akuzohet për mashtrim të rëndë. 25-vjeçari u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë