Ka ndodhur

Arrestohet në Morinë 40-vjeçari i kërkuar për trafik droge nga Finlanda

Gazeta Si – Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Finlandë për trafik të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia Kufitare në hyrje të Shqipërisë.

Sh.H., 40 vjeç, banues në Kosovë u ndalua gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës.

Sipas policisë, nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Finlandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë