Ka ndodhur

Arrestohet në Morinë 38-vjeçari i dënuar me 12 vjet burg në Itali

Gazeta Si – Një 38-vjeçari i dënuar me mbi 12 vjet burgim, për trafikim narkotikësh në Itali, është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimi.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit kriminal, të parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Valerjan Arrajt i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë