Policia e Londrës ka arrestuar dje shtetasin shqiptar Taulant Stoica, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Mediat britanik thonë se Stoica akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë dhe shteteve të tjera europiane.
I riu nga Shqipëria u arrestua, për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar për të nga autoritetet italiane, vend ku ai akuzohet se trafikoi drogë.
Ai akuzohet se ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, së bashku me 38 persona të tjerë.
Grupi kriminal trafikonte drogë të klasit A, vlera e së cilës në treg ishte e madhe.
Pavarësisht pretendimeve të tij, Taulant Stoica pritet të ekstradohet për në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.