Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka vënë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Policia thotë se është arrestuar 25-vjeçari me iniciale R. M. Arrestimi i 25-vjeçarit nga Shkupi u krye me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, pasi është kërkim për vjedhje me armë.
Gjykata e Vjenës me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj 25-vjeçarit për veprën penale “Vjedhje me armë”.
25-vjeçari u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




