Gazeta Si – Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, është arrestuar nga policia e Kukësit teksa po vinte nga Kosova.
Dyshohet se paraprakisht, ai është vënë në pranga, pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Akuza që rëndon ndaj Morinës, është ajo e armëmbajtjes për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muajsh në gjendje të lirë.
Ballist Morina u bë i njohur për publikun shqiptar, pasi ngriti dronin me flamurin kuqezi në Beograd në 14 tëtor 2014 gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, Serbi-Shqipëri.
Lajmi i arretimit është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të tij në “Facebook” dhe mësohet se “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare të Morinës.
“Sot, datë 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “Rilindjes” arrestojnë Ismail Morinën në Kukës. Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhër nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirtit te lirë. Për çdo ndodhi të mëtejshme do t’ju informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, thuhet në postim.
Po ashtu, edhe Serbia e kërkon ekstradimin e tij.
Nga ana tjetër, lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




