Gazeta Si – Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, autoritetet policore italiane, kanë lokalizuar dhe arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar e inicialet R. G., 33 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35.000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




