Ka ndodhur

Arrestohet në Durrës pronari i lokalit të natës në Prishtinë, akuzohet për trafik personash

Gazeta Si - Një 47-vjeçar, pronar i një lokali nate në Prishtinë, është arrestuar në Durrës nga Forca e Posaçme Operacionale për shkak se kërkohet nga autoritetet kosovare.

Në pranga ka rënë D.R., 47 vjeç, ndaj të cilit ka masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ndaj tij rëndon akuza e trafikimit të personave.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e 47-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë