Ka ndodhur

Arrestohet me pistoletë gati për qitje ‘polici i forcave speciale’ në Tiranë,

Gazeta Si - Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi prezantohej si polic i forcave speciale dhe u kap i armatosur me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Policia thotë se në pranga ka rënë Klodjan Gjikdhima, i cili u kap nga forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit Nr.3.

40-vjeçari u prangos në rrugën “Hamid Shijaku” dhe në atë moment ka qenë i armatosur me pistoletë në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak. 

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të policisë.   

Klodjan Gjikdhima  akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë