Gazeta Si – Një 60-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës, pasi ushtronte në mënyrë të jashtëligjshme aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Ndaj M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, rëndojnë veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




