Ka ndodhur

Arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë Memaliaj, mashtroi dhe falsifikoi dokumente

Gazeta Si – Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar për “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Policia thotë se 31-vjeçari në fjalë dyshohet se e ka kryer veprimtarinë kriminale gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qenë i punësuar në bashki.

Sipas uniformave blu, 31-vjeçari ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike. I riu ka mashtruar administratorët e subjekteve tregtare dhe ka falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë