Ka ndodhur

Arrestohet ish-punonjësi i Prokurorisë së Kukësit, lehtësoi masën e sigurisë për një të dënuar

Në vitin 2021 ai dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie. Të martën ai është vënë në pranga

Ndalimi i këtij shtetasi u bë si, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaluan në Kukës dhe vunë në pranga shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur shtetasi A. C. ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë