Një punonjës policie i FNSH-së, është vënë në pranga, pasi dyshohet se një natë më parë është përfshirë në konflikt fizik me dy persona duke iu shkaktuar atyre dëmtime.
SHÇBA ka njoftuar se mbrëmjen e të enjtes, punonjësi i policies, S.H., 50 vjeç është përfshirë konflikt fizik me A.LL., 53 vjeç si dhe R.LL., 15 vjeç.
Fillimisht ai iu ka bërë presion, duke iu treguar uniformën dhe më pas u ka shkaktuar atyre dëmtime dhe fraktura në krah.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




