Ka ndodhur

Arrestohet i riu që dogji pemën e Krishtlindjeve gjatë protestës

Policia e Tiranës ka arrestuar të riun që dogji gjatë protestës pemën e Krishtlindjeve, pranë Kryeministrisë. Policia thotë se në pranga është vënë 22-vjeçari me inicialet O. Xh.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë u shoqërua me protesta të shumta në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë