Nga Gazeta Si – Një 68-vjeçar është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
I moshuari me iniciale I.S është arrestuar në flagrancë.
“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare”, njofton policia.
Sipas deklarimeve të vajzës, 11-vjeçarja ka shkuar pasditen e djeshme në dyqan për të blerë, ndërsa 70-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.
Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe nëna e vajzës, e cila edhe ka bërë denoncimin në polici, por për mediat thotë se vajza nuk është prekur por është ngacmuar me fjalë të pista.
E ëma e të miturës shprehet se nuk ka qenë kurrë prezente në ndonjë situatë, por flet në bazë të çfarë i ka shprehur vajza.
“Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista, kështu më tha vajza kaq. Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Burrin e kam në Greqi, në fshat jam me fëmijët”, tha nëna e 11-vjeçares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.