Ka ndodhur

Arrestohet hakeri turk në Tiranë, dyshohet për mashtrime online deri në 1 milion euro

Gazeta Si – Një 41 vjeçar turk është arrestuar në Tiranë, pasi ka kryer me anë të mashtrimit mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme në bashkëpunim me persona të tjerë.

Policia njofton se Ferhat Karakus, duke përdorur postet e biznesit të tij, ka kryer transaksionet me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri. Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Sipas burimeve, turku kishte arritur të gjente kartën bankare të një shtetasi shqiptar dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij, të cilat dyshohet se janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale.

Pra, paratë turku i fuste në sistem përmes kartës së shqiptarit, ndërsa ky i fundit nuk kishte asnjë dijeni dhe në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar ka mohuar të ketë dijeni për këto transaksione, për këtë shkak policia është duke e hetuar edhe atë nëse ka apo jo lidhje me turkun e arrestuar, pasi nga ana shqiptarit nuk ka pasur denoncim për humbje të kartës bankare.

Po ashtu po punohet për të identifikuar personat e tjetër jashtë territorit shqiptar që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë